Një 21-vjeçare ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital në Spanjë, pasi konsumoi kafe të mbushur me insekte.
E reja raportohet se punonte në një kompani ajrore, në aeroportin “Son Sant Joan”, ku ajo mori kafen nga një makineri shitjeje, e cila rezultoi se ishte e mbushur me insekte.
E r eja nuk e vuri re, dhe e konsumoi por ndjeu se kafja kishte shije të çuditshme. Më pas ajo raportohet e kishte pësuar një reaksion alergjik duke mbetur pa frymëmarrje dhe ishte dërguar në spital nga stafi aeroportit. Familja e saj ka ngritur një ankesë ndaj aeroportit duke akuzuar për krim ndaj shëndetit publik për insektet që kontaminonin pijet e makinerisë.
Zyrtarët e aeroportit thanë se kanë nisur hetime dhe kontroll të makinerive të shitjeve në impiant.