22 të arrestuar, zbardhen akuzat që rëndojnë ndaj tyre

Jil
Jil
1 Min Read

Në vetëm një javë, blutë e kryeqytetit i kanë ‘treguar muskujt’ shoferëve pasi kanë arrestuar 22 persona për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike dhe për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.


Gjithashtu, gjatë javës që lamë pas janë vendosur: 261 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara; 586 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit; 55 masa administrative për xhama të errësuar; 352 masa administrative për mosdhënie përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha; 1487 masa administrative për mosvënie të rripit të sigurimit, nga drejtuesit e automjeteve; 367 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve; 224 masa administrative për parakalime të gabuara.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *