24 orë Vlora do të jetë totalisht pa ujë

Jil
Jil
1 Min Read

Për shkak të punimeve që do të kryhen për ujësjellësin e ri të Vlorës për 24 orë qyteti bregdetar do të jetë pa ujë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, përmes një njoftimi për mediat.

Rrjeti duke filluar prej orës 09:00 të mëngjesit është stakuar totalisht deri mëngjesin e së martës.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR BANORËT E QYTETIT TË VLORËS

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton për kufizime të furnizimit me ujë!

Stakimi i stacioneve të pompimit, të martën në datë 27 Maj dhe të mërkurën në datë 28 Maj në kuadër të punimeve për ujësjellësin e ri të Vlorës.

Kufizimi nis në orën 09:00 të mëngjesit të ditës së martë.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndërhyrje të detyruar dhe që i shërben perspektivës së furnizimit me ujë të qytetit nga projekti i ri që aktualisht po zbatohet në Vlorë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania