25 arrestime, mijëra gjoba dhe masa të tjera, Policia Rrugore

Editor
2 Min Read

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar ditën e sotme bilancin për javën që lamë pas, ku bëhet me dije se janë vendosur rreth 7,889 masa administrative.

Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 25 drejtues, ku 7 prej tyre janë arrestuar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 8 për pa leje drejtimi, 9 u ndaluan për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor si edhe 1 për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotik.

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

Arrestime dhe Procedime Penale:

7 persona u arrestuan për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

8 persona u proceduan për drejtim mjeti pa leje.

9 persona u ndaluan për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

1 person u arrestua për drejtim mjeti nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Masat Administrative:

7,889 masa administrative u vendosën gjatë javës, me një mesatare prej 1,127 masash në ditë.

20 masa për xhama të zinj.

261 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

189 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

472 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

186 masa për mosdhënie përparësie qytetarëve.

5,724 masa për qëndrime të gabuara.

363 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse apo jelekut fosforeshent.

Pezullime dhe Bllokime:

11 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

11 raste pezullimi për tejkalim të shpejtësisë.

58 raste të ndryshme pezullimesh të tjera.

Gjithashtu, 12 automjete u bllokuan, përfshirë 3 automjete me targa të huaja.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *