JiL.al - Jeto i Lumtur

26-vjeçarja sjell në jetë katërnjakë, tre djem dhe një vajzë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 26-vjeçare në Podujevë të Kosovës ka sjellë në jetë katërnjakë, tre djem dhe një vajzë.

Mediat në Kosovë raporotojnë se nëna e re dhe katër foshnjet gëzojnë shëndet të plotë.

Nëna me katërnjakët ndodhen aktualisht në Spitalin Qëndror ku po marrin trajtimin e nevojshëm pas lindjes, që është kryer përmes operacionit.

“Në Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një nënë nga Podujeva, ka lindur katërnjakë. Nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve. Tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.  Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme

”, thuhet në njoftim.

Scroll to Top