Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi një një makinë që nuk ishte e t ija iu gjetën tufa të ndryshme kartëmonedhash, me vlerë 64800 euro.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte banues në Bullgari, ndërsa u ndalua në Martinengo.
Pas arrestimit i riu nuk ishte në gjendje të justifikonte bindshëm efektivët as për makinën e cila dukej se ishte e regjistruar në një kompani në Villongo dhe as për paratë e gjetura brenda saj.