JiL.al - Jeto i Lumtur

30-vjeçari  i veshur si personazhi i Scream masakron një 59-vjeçar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zak Russel Moyer, 30 vjeç, u arrestua pasi sulmoi për vdekje fqinjin e tij Edward Whitehead Jr. ndërsa mbante të veshur një maskë dhe kostum të njejtë me personazhin e filmit “Scream”. Vrasësi më pas u kthye në shtëpi dhe pa një film derisa erdhi policia që ta arrestonte.

Me të mbërritur në vendngjarje, efektivët e shtetit konstatuan një 59-vjeçar, i cili kishte dëmtime të cilat i rrezikonin jetën, dhe duket se ishin shkaktuar nga një thikë. Viktima, i identifikuar si Whitehead Jr., u transportua në spital ku më vonë atje humbi jetën nga plagët e marra.

Ndërsa hetimi i tyre vazhdoi, efektivi Anthony Petroski shpjegoi se policia mësoi se Whitehead Jr. në fakt ishte goditur shumë herë me një thikë dhe një sharrë elektrike me bateri.

Sa për Moyerin, 30-vjeçari u pa nga pamjet e kamerave të sigurisë nga ajo ditë i veshur me një rrobë të zezë si kostum dhe një maskë që i ngjante asaj të filmit horror Scream. Moyer u mbajt në paraburgim dhe tani po mbahet në burg me një seancë paraprake të planifikuar më 3 prill.

Scroll to Top