4 të plagosur nga e njëjta familje në aksin Prrenjas–Librazhd

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës.

Vendngjarja bëjnë me dije se nga përplasja e mjeteve dyshohet për 4 persona të plagosur, nga e njëjta familje.

Menjëherë pas njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur autoambulancat e spitaleve të Librazhdit dhe Prrenjasit për të ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe për të transportuar të lënduarit drejt qendrave spitalore.

Aktualisht nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë, ndërkohë që grupi hetimor dhe forcat e policisë janë nisur për në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të sqaruar dinamiken e aksidentit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania