Arrestohet në Kapshticë, në hyrje të vendit tonë 43-vjeçari i shpallur në kërkim. Mësohet se 43-vjeçari Sh.S është dënuar nga Gjykata e Durrësit me dy muaj burg për dhunë në familje.
Veprimet e mëtejshme u kryen nga Komisariati i Policisë Durrës.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim Sh. S., 43 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar më 2 muaj burgim, për veprën penale
“Dhuna në familje”.
Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga Komisariati i Policisë Durrës.