46-vjeçari vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit në Vlorë

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Viktima është identifikuar si shtetasi G. D., i cili fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë plagëve të marra nga rënia.

Sipas të dhënave paraprake, G. D. rezulton të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, çka mund të ketë ndikuar në aktin e rëndë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë tragjedi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al