
Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës
“Referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 05.07.2025, në Spitalin e Rrëshenit, ka shkuar për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë në spital një 47 vjeçar, banues në Rrajë e Velës. Nga veprimet paraprake dyshohet se 47-vjeçari ishte vetëhelmuar.