Një krim i rëndë ka ndodhur në Itali, në zonën e qytetit të Modenës. Një 48-vjeçar është paraqitur në polici dhe ka pranuar se ka vrarë gruan e tij.
Trupi i gruas u gjet në bagazhin e makinës së autorit, e cila ndodhej e parkuar jashtë komisariatit.
Sipas medieve italiane, 48-vjeçari i identifikuar si Andrea Paltrinieri, e ka mbytur gruan me kabllo elektrike dhe më pas i ka mbuluar fytyrën me një qese plastike.
Viktima quhej Anna Sviridenko dhe ishte me origjinë italo-ruse.
Sipas hetimeve të deritanishme, Paltrinieri nuk ka pranuar që kujdestaria e dy fëmijëve të mitur t’i jepej vetëm gruas.