5 këshilla si ta menaxhoni stresin në punë

Editor
1 Min Read

Sipas një studimi është vlerësuar se një pjesë e madhe e punonjësve, pa përjashtim profesioni, vuajnë nga stresi, depresioni dhe ankthi në punë. Gjithashtu gjysma e bizneseve nuk bëjnë asgjë për të lehtësuar nivelet e stresit të punëtorëve.

Nëse dhe ju vuani nga stresi në punë, ju nevojitet diçka që të rimerrni sërish kontrollin e situatës.

PRANOJENI PROBLEMIN – Më pas do të jetë më e lehtë të merrni hapat e duhura për ta rregulluar.

MENDONI PËR PUSHIM – Mund të merrni periudha pushimi apo të bëni një pushim dreke në punë në mënyrë që të mund të relaksoni mendjen.

PLANIFIKONI DITËN TUAJ – Mbani një program të qartë gjatë ditës dhe kohës se kur duhen kryer ato në mënyrë që të shmangni stresin dhe humbjen kot të kohës.

NDËRTONI “URA KOMUNIKIMI” ME KOLEGËT TUAJ – Kur keni marrëdhënia të mira me kolegët e punë do të keni mundësinë e një bashkëpunimi, komunikimi madje edhe një pushimi më të këndshëm me to.

LËRENI PUNËN NË ZYRË – Mbyllni email-et dhe telefoni dhe shijoni një ambient të ngrohtë dhe relaksues familjar.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *