5 vjedhje në tre ditë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Editor
3 Min Read

TIRANË- Një 24-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi i riu ka kryer 5 vjedhje në 3 ditë gjatë muajit janar. Policia bën me dije se i riu ka qenë më parë i dënuar për dhunë në familje.

I riu vidhte monopatinë kurdo që gjente rastin. Policia ka organizuar dhe finalizuar operacionin pas marrjes së disa denoncimeve ndërsa bëri të mundur arrestimin e 24-vjeçarit. Policia gjithashtu ka bërë me dije se më 24 dhe 27 janar i riu ka vjedhur nga një monopatin ndërsa më 28 ka kryer 3 vjedhje. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga i riu.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Përsëritësi”, për zbardhjen e 5 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave. Vihet në pranga një 24-vjeçar, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, bazuar në denoncimet e marra nga qytetarë të ndryshëm, për raste të vjedhjes të monopatinave të tyre, falë dhe inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.


Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. M.; – Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases Xh. G.; – Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. I.; – Më datë 27.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.; – Më datë 24.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al