JiL.al - Jeto i Lumtur

56 persona u paraqitën me shenja helmimi në Bulqizë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Rreth 56 persona janë paraqitur me shenja helmimi në Spitalin e Bulqizës.

Gazetari ka dhënë detaje për helmimin masiv të qytetarëve. Ai tha se disa persona jana paraqitur në spital edhe me të vjella. Sipas gazetarit, rasti është u hetuar.

“56 persona deri tani janë paraqitur pranë Spitalit të Bulqizës. Pesonat që janë paraqitur në spital kanë pasur të vjella. Në Qytetin e Ri po punohet në kanalizime dhe dyshohet se ujërat e zeza janë përzier me ujërat e pastra. Po hetohet se nga ka ardhur helmimi.

Personat e helmuar janë nga Bulqiza dhe njësitë administrative përreth. Ka qenë dhe ditë e shtunë e mund të ketë pasur edhe dasmë. Janë marrë të gjitha analizat. Shëndeti Publik, AKU dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e helmimit”.

Scroll to Top