58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, ja zonat më të prekura?

Jil
Jil
2 Min Read

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet ende aktive.

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier. Pavarësisht izolimit rreth orës 05:45 nga katër automjete zjarrfikëse dhe banorët e zonës, trungjet e djegura vazhdojnë të vetëndizen herë pas here për shkak të erës.

Në qarqet e tjera, zjarret janë neutralizuar me sukses:

Lezhë: 8 vatra – të gjitha të shuara. Berat: 5 vatra – të neutralizuara. Gjirokastër: 2 vatra – të shuara. Fier: 8 vatra – kryesisht në shkurre dhe bimësi. Elbasan: 3 vatra në fshatrat Petresh, Labinot Fushë dhe Kodër Bujaras. Tiranë: 12 vatra në Tiranë, Kavajë e Rrogozhinë – përfshirë edhe një zjarr në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli” (vetëm dëme materiale). Durrës: 5 vatra – të gjitha të izoluara. Shkodër dhe Korçë: nga 2 vatra secila – të neutralizuara. Vlorë: 3 vatra – të fikura me sukses. Sipas autoriteteve, janë djegur rreth 32 hektarë sipërfaqe me bimësi, përfshirë lis, arra dhe ullinj. Në operacione morën pjesë 85 automjete zjarrfikëse, 557 forca operacionale, si dhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

Instituti i Gjeoshkencave parashikon për sot nivel rreziku të lartë për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, dhe rrezik të moderuar në qarqet e tjera.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë temperaturave të larta dhe të kontaktojnë strukturat vendore në rast nevoje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania