59-vjeçari humbi jetën gjatë punës, arrestohet drejtoresha e punimeve

Jil
Jil
1 Min Read

Në përfundim të hetimeve të para për ngjarjen e ndodhur dje në fshatin Qerret, Kavajë, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos gjatë punës në një pallat në ndërtim, Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë shtetasen me iniciale E. Xh., 68 vjeçe, drejtoreshë teknike e punimeve.

Shtetasi H. P., 59 vjeç, humbi jetën ndërsa punonte gjatë çmontimit të një skele, ndërsa shtetasi S. H., 36 vjeç, u plagos në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në një objekt ndërtimi, ndërkohë që specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajës kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore.

Për ngjarjen janë shpallur në kërkim shtetasit E. D., 53 vjeç, administrator i firmës dhe sipërmarrës i punimeve, dhe M. Sh., 31 vjeç, inxhinier i kompanisë së ndërtimit. Ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet hetimore janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për hetime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al