69 persona humbin jetën pas përmbysjes së varkës në det

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

MAROK- 69 persona, përfshirë 25 malianë, kanë vdekur pasi një varkë e nisur për në Spanjë nga Afrika Perëndimore u përmbys pranë Marokut. Në Varkë ndodheshin rreth 80 persona, por vetëm 11 persona mbijetuan, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Malianëve Jashtë. Të paktën nëntë nga të mbijetuarit janë nga Mali. Varka u përmbys javën e kaluar, por ministria konfirmoi incidentin të enjten.

Mali ka vuajtur vite të tëra dhune xhihadiste dhe separatiste duke rezultuar në grusht shteti ushtarak në 2020 dhe 2021. Junta premtoi se do të mbante zgjedhje për tu rikthyer në sundimin civil deri në mars 2024, por kjo nuk ka ndodhur ende. Raportohet se paqëndrueshmëria në vend, për shkak të kryengritjes së gjerë xhihadiste, e ka bërë pjesën më të madhe të veriut dhe lindjes të paqeverisshme.

Papunësia dhe efektet e ndryshimeve klimatike në bujqësi kanë detyruar gjithashtu shumë njerëz të kërkojnë vende tjera në Evropë. Sipas Caminando Fronteras, më shumë se 10,000 njerëz kanë vdekur në përpjekje për të arritur në Spanjë me varkë nga Afrika këtë vit, duke e bërë atë një nga rrugët më të rrezikshme të emigrantëve në botë. Organizata zbuloi se kishte mesatarisht 30 vdekje në ditë.

Rruga e migrimit, e cila shtrihet nga brigjet e Atlantikut të Mauritanisë dhe Marokut në Spanjë, konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në botë. Shumë nga ata që marrin këtë rrugë të rrezikshme vijnë nga Afrika Sub-Sahariane, duke i shpëtuar varfërisë dhe konfliktit në vendet e tyre. Maroku është vetëm 14 km nga kontinenti i Spanjës në pikën më të afërt.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Scroll to Top