Nëse nuk e dini saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, me siguri që keni dëgjuar apo keni lexuar për këtë çrregullim. Në fakt, ADHD është një çrregullim i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes dhe sipas profesionistëve, është një gjendje e zakonshme e shëndetit mendor që prek fëmijët, por ky çrregullim prek edhe personat në moshë madhore.
Dhe nëse dyshoni se mund të vuani nga ky çrregullim, ja disa shenja të dallueshme të specifikuara sipas “Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore”
Impulsiviteti është një tipar tregues i ADHD-së dhe këtu përfshihen nga blerjet e panevojshme, deri te vendimet që lidhen me papërgjegjshmërinë financiare, si marrja e borxheve apo harxhimi i kursimeve.
#2 Probleme me prioritizimin dhe organizimin e gjërave
Të qenit të organizuar nga mëngjesi në darkë mund të jetë një qasje e vështirë për këdo, por për personat me ADHD bëhet edhe më sfiduese. Një detaj tjetër që ndikon në këtë pjesë është edhe funksioni i dobësuar i pjesës së trurit që kontrollon sjelljen, emocionet, vëmendjen dhe organizimin.
#3 Vështirësi në menaxhimin e kohës
Një tjetër simptomë e zakonshme është vështirësia në menaxhimin e kohës. Jo vetëm mbërritja me vonesë në një takim apo vend të caktuar, por edhe mungesa e përmbushjes së afateve për detyra të caktuara, dëmton marrëdhëniet personale, ato profesionale etj.
#4 Probleme me përqendrimin
Problemi i përqendrimit është një nga simptomat më të njohura të ADHD-së, falë funksionit të zvogëluar të korteksit paraballor. Çdo gjë mund të tërheqë fokusin e këtyre personave, nga zhurmat, njerëzit që flasin etj.
#5 Fokusimi i lartë në detyra
Disa njerëz përjetojnë fokusim të lartë dhe kjo ndodh kur personi është i/e emocionuar ose entuziast/e për punën e tij/saj.
#6 Ndiheni të shqetësuar
Të qenit i/e shqetësuar është ajo gjendja që shumica e njerëzve e lidhin me ADHD-në, sidomos te fëmijët. Lëvizja e duarve, këmbëve, lëvizja e karriges ku këta persona ulen janë një tjetër shenjë për këtë çrregullim.
#7 Vështirësi për të kontrolluar emocionet
Ndjeshmëria emocionale dhe problemet me kontrollin e emocioneve janë shenja më të dukshme të ADHD-së. Frika se mos kritikohen apo refuzohen nga të tjerët, i shtyn drejt kësaj qasjeje.