8 plumba kundër Kristian Kolës, hetimet: Atentatin në Shkodër e kanë kryer dy persona, motivet ende të paqarta

Jil
Jil
2 Min Read

Më pak se një minutë kohë i është dashur grupit të vrasësve të paidentifikuar për të eliminuar 34-vjeçarin Kristian Kola në Shkodër mbrëmjen e së mërkurës në zemër të qytetit.

Dy autorët, të cilët lëviznin me motor, derdhën në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend.

Nga rindërtimi i skenës së vrasjes kuptohet se qitësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit.

Edhe ditën e ngjarjes i riu ndoqi të njëjtin itinerar të çdo mbrëmje, duke pirë kafe në të njëjtin orar dhe të njëjtin lokal si gjithmonë.

Shpresa e grupit hetimor është varur te pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Nga vëzhgimi i tyre është zbuluar se autorët, të maskuar me skafandër, lëviznin me motor dhe pasi kryen vrasjen humbën gjurmët te stacioni i trenit në Shkodër.

Motivet që lidhen pas kësaj vrasjeje, ku duket se është investuar, janë ende të paqarta. Pista e parë ku policia orientoi hetimet ishte një konflikt që 34-vjeçari ka pasur rreth 1 vit e gjysmë më parë, ku ka kryer një plagosje, por pas verifikimeve kjo pistë u zbeh.

Edhe konfliktet e mundshme për biznes nuk janë një pistë e fortë. Hetuesit kanë kërkuar bashkëpunimin e familjarëve për të hedhur dritë mbi të shkuarën e 34-vjeçarit, ku mund të ketë buruar motivi i kësaj vrasjeje, por ata kanë zgjedhur të heshtin./tch

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania