90-vjeçarja vret shoqen e saj për akulloren!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një grua 90-vjeçare në Mynih të Gjermanisë po përballet me një akuzë të rëndë për vrasje të mikeshës së saj 77-vjeçare, pas një sherri të pazakontë që nisi për shkak të një akulloreje të shkrirë.

Sipas prokurorisë, Brigitte W. dhe viktima, Petra B., u grindën pas kthimit nga pazari, kur akulloret u shkrinë në vapën e korrikut. Kur Petra tentoi t’i vendoste ato në frigorifer, Brigitte shpërtheu me fjalët: “Mos e bëj atë!”. Në vijim, ajo e goditi me forcë në kokë tre herë me një tenxhere, duke i shkaktuar plagë fatale.

Ngjarja ndodhi më 18 korrik 2024 gjatë një vale të nxehti. Trupi i Petres mbeti në dyshemenë e kuzhinës për tre ditë para se Brigitte të njoftonte autoritetet. Ajo deklaroi fillimisht se kishin debatuar dhe Petra kishte zgjedhur të flinte në dysheme nga vapa.

Prokurorja Simona Muller deklaroi se sulmi ishte i dhunshëm dhe ndodhi pas muajsh abuzimi psikologjik e fizik ndaj viktimës. Ndërkohë, Brigitte kishte pastruar rrobat e përgjakura të viktimës dhe i kishte tharë, veprim që prokuroria e cilësoi se ajo ishte gjakftohtë në kryerjen e krimit.

Gjykata refuzoi kërkesën për lirimin me kusht të 90-vjeçares, pavarësisht përdorimit të karrocës me rrota, duke theksuar rrezikun për t’u arratisur. Ndërkohë, gjykimi për këtë çështje vijon.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top