Rusët bombardojnë një supermarket në Donetsk

Editor
2 Min Read

Forcat ruse sot goditën me raketa një supermarket në qytetin ukrainas Kostiantynivka në rajonin e Donetskut.
Sulmi është kryer teksa në dyqan ka pasur shumë persona, shkruajnë mediat e huaja.
Pamjet e sulmit po përhapen në rrjetet sociale gjersa shihet zjarri që ka kapluar dyqanin.

Të paktën 10 persona u vranë dhe më shumë se 35 u plagosën, njoftoi Zyra e Ukrainës për Situatat Emergjente. Dyshohet se më shumë njerëz janë nën rrënojat e dyqanit.
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se janë duke përcaktuar të gjitha pasojat e sulmit.

“Kostyantynivka, rajoni Donetsk. Terroristët rusë goditën një supermarket të zakonshëm dhe një zyrë postare. Ka njerëz nën rrënoja. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar dhe do të bëhet gjithçka për t’i shpëtuar.
Për momentin mësohet se janë vrarë katër persona. Ngushëllimet e mia për familjet dhe miqtë e tyre që kanë humbur të dashurit e tyre.

Të paktën 24 persona janë plagosur.
Rusia është përgjegjëse për këtë terror dhe ne do të bëjmë çmos për të siguruar që bota të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën në mbështetjen e mbrojtjes sonë dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve tanë”, deklaroi presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Kreu i administratës ushtarake rajonale tha se rusët sulmuan supermarketin me një raketë të tipit X-38.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *