Mohamed ‘Kesho’ Ibrahim, një mundës olimpik egjiptian, është arrestuar në Paris për një sulm të dyshuar seksual. Prokuroria e Parisit njoftoi se më 9 gusht, rreth orës 5 të mëngjesit, Ibrahim, i lindur në mars 1998 në Egjipt dhe pjesë e delegacionit olimpik, u ndalua para kafenesë Oz.
Ai dyshohet se ka prekur të pasmet e një klienti në kafene. Komiteti Olimpik Egjiptian (EOC) ka konfirmuar se Ibrahim, i cili fitoi një medalje bronzi në Lojërat Tokio 2020, ishte anëtar i ekipit. EOC njoftoi se ai do të hetohet nga komiteti i etikës dhe mund të përballet me një ndalim të përjetshëm nga konkurrimi.
“Nëse pretendimet vërtetohen, mundësi do të përballet me pezullim të përhershëm dhe do të ndalohet nga pjesëmarrja në garat vendase dhe ndërkombëtare,” thuhet në njoftim.