Një 37-vjeçar është arrestuar në Lushjne. Mësohet se 37-vjeçari me iniciale D.k akuzohet për shitje droge. Gjithashtu gjatë kontrollit në mjetin e 37-vjeçarit shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë gjetur lëndë të dyshuar narkotike, ndërkohë në banesë janë gjetur dhjetra doza heroinë.
Njoftimi i Policisë:
Vijon megaoperacioni i koduar “Tempulli”. Goditet një tjetër rast i shitjes së drogave të forta, në doza. Vihet në pranga një 37-vjeçar i cili lëvizte me lëndë narkotike, gati për shitje. Sekuestrohen doza heroine. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Për këtë rast, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi:
-D. K., 37 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë gjetur lëndë të dyshuar narkotike, e më pas nga kontrolli i banesës janë gjetur dhjetra doza lende narkotike e dyshuar heroinë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike heroinë, i ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste në lagje të ndryshme.