Krim në familje, 40-vjeçar ekzekuton bashkëshorten

Editor
1 Min Read

Vrasja e një gruaje 35-vjeçare nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar në mes të rrugës shkaktoi zemërim dhe indinjatë në Turqi. Vrasja ka ndodhur në lagjen Arnavutkioi të Stambollit dhe është regjistruar nga kamera e celularit. Në video shihet 40-vjeçari duke ndjekur ish-bashkëshorten duke e qëlluar në kokë. Pasi ajo u rrëzua, ai qëlloi edhe dy të shtëna në drejtim të saj.

Mediat turke raportojnë se çifti ishte i divorcuar prej dy vitesh dhe jetonin të ndarë. Mesditën e djeshme gruaja ka shkuar në shtëpinë e tij për të parë fëmijët e saj. Kur 40-vjeçari nuk ia ka treguar, ka ndodhur një sherr, i cili ka sjellë edhe vrasjen e saj.

Policia e arrestoi, ndërsa fqinjët tentuan ta dhunonin atë. Një dëshmitar okular i tha Hurriyet atë që pa: “Gruaja po i lutej burrit të saj: “Çfarë do të ndodhë me fëmijët?” Mos e bëj, mos e bëj”. Ai e shtyu gruan përsëri në rrugë. Atje ai qëlloi në ajër dhe më pas në gruan tre herë”, ndërsa fëmijët i thërrisnin dhe fqinjët bërtisnin, duke parë të tmerruar.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *