VORË- Një 19-vjeçar është arrestuar në Vorë. Mësohet se i riu ka plagosur me thikë dy persona të tjerë të moshshës 39 dhe 23-vjeç Sakaq është procedua dhe një 17-vjeçar, i cili, në bashkëpunim me autorin e plagosjes, u konfliktua fizikisht me një shtetas tjetër, që ishte së bashku me të dëmtuarit.
Ndërkohë të dy të plagosurti ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
‘Plagosi me mjet prerës (thikë) një 39-vjeçar dhe një 23-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes. Procedohet penalisht dhe një 17-vjeçar, i cili, në bashkëpunim me autorin e plagosjes, u konfliktua fizikisht me një shtetas tjerër, që ishte së bashku me të dëmtuarit.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori i plagosjes. Sot, rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një club-i, shtetasi S. C., 19 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit L. T., 39 vjeç, dhe D. T., 23 vjeç. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasin S. C., për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.