JiL.al - Jeto i Lumtur

Fluks i lartë hyrjesh nga Greqia në drejtim të Shqipërisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Burime pranë pikës së kalimit kufitar të Kapshticës bëjnë të ditur se vetëm ditën e djeshme nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë kanë hyrë 7314 shtetas. Ky numër është më i larti i regjistruar gjatë këtij sezoni turistik. Për të përballuar këtë fluks në rritje pala shqiptare ka punuar me 4 sportele në hyrje dhe herë pas here për shkak të fluksit të madh edhe me procedurë të përshpejtuar.

Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga kjo pikë kufitare në drejtim të Greqisë 4407 shtetas. I lartë ka qenë fluksi i hyrje daljeve edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës aq sa një ditë më parë kanë lëvizur në të dy anët e kufirit rreth 13 mijë shtetas.

Ky fluks në rritje në të dy pikat kryesore të kalimit kufitar në juglindje të vendit ka ardhur për shkak se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut por e shqiptarët që jetojnë në Greqi kalojnë pushimet në bregdetin tonë. Për të eleminuar radhët e gjata në Qafë Thanë punohet me 5 sportele në hyrje.

Scroll to Top