Gjendet i pajetë një person, ja dyshimet e para

Editor
1 Min Read

Një person pa shenja jete është gjetur sot në fshatin Hade të Komunës së Obiliqit. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 06:00.

“Sot rreth orës 06:00, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të komunës së Obiliqit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’ rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete”, ka pohuar ajo.

Ahmeti shtoi tutje se aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *