Një 37-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës. Mësohet se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Si pasojë, ajo ka përfunduar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.