Inter rinovon me Lautaro Martinez, detajet e kontratës

Editor
1 Min Read

Tashmë është zyrtare! Lautaro Martinez rinovon kontratën me Interin deri në 30 qershor të vitit 2029.

Ka qenë vetë klubi zikaltër që me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ka publikuar lajmin e rinovimit të kapitenit.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez: sulmuesi i lindur në vitin 1997 do të jetë pjesë e skuadrës zikaltër deri më 30 qershor 2029”, shkruhet në njoftimin e Interit.

Nga marrëveshja e re, sulmuesi bëhet lojtari më i paguar në skuadër, pasi do të përfitojë 9 milionë euro në sezon.

Argjentinasi është pjesë e zikaltërve nga viti 2018, kur u afrua nga Racing dhe nga ajo kohë ka luajtur 206 ndeshje, ndërsa ka shënuar 103 gola në total.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *