Braziliani Emerson Royal nënshkruan me Milan deri në vitin 2028

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TALI – Pas Moratas dhe Pavloviçit, Milani zyrtarizoi grushtin e tretë të transferimit të verës: sot ishte dita e Emerson Royal te kuqezinjtë.

Ish-anësori brazilian i Tottenham mbërriti herët në mëngjes në klinikën La Madonnina në Milano ku iu nënshtrua testeve mjekësore përpara se të nënshkruante pasdite kontratën që e lidh atë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028.

Mbrojtësi, i ndjekur për një kohë të gjatë dhe që kushton 15 milionë plus 3 bonuse, më pas do të jetë në gjendje t’i bashkohet pjesës tjetër të grupit për t’u vënë në dispozicion të Paulo Fonseca në funksion të fillimit të kampionatit dhe ndeshjes kundër Torinos të shtunën e ardhshme.

Më pas do të jetë në dorën e trajnerit kuqezi, që të vlerësojë nëse dhe kur do ta vendosë atë. Sigurisht që gjendja fizike duhet të jetë e mirë, duke qenë se Emerson Royal punonte ende me Tottenhamin dhe luajti të gjitha ndeshjet miqësore (edhe si qendërmbrojtës) mes Tokios dhe Seulit.

Pasi të ketë përfunduar procesi “italian”, lojtari do të duhet të kthehet në Angli për procedurat përfundimtare burokratike dhe për të marrë lejen e qëndrimit, e cila është e detyrueshme për statusin e tij jo-BE. Edhe ai, ashtu si Morata dhe Pavlovic, do t’i prezantohet publikut të San Siros me rastin e trofeut Silvio Berlusconi.

Scroll to Top