JiL.al - Jeto i Lumtur

Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës del jashtë kontrollit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës, pasditen e sotme kanë dalë jashtë kontrollit.

Kryetari i Bashkisë Pali Kolevksi tha se me gjithë angazhimin e afro 100 punonjësve të shërbimit zjarrfikës, ushtrisë,  shërbimit pyjor, zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës ka qenë e pamundur mbajtja nën kontroll e flakëve të zjarrit që tashmë janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe të parkut kombëtar.

Kjo edhe për shkak të mungesës së rezervave ujore në lartësitë e  masivit pyjor pa thënë se me mjetet rrethanore nuk mund të mbahet nën kontroll një zjarr kaq i madh që ka përfshirë parkun.

Kolevski apelon për ndihmë duke kërkuar ndërhyrje nga ajri si e vetmja mënyrë për të shmangur një katastrofë të madhe natyrore në Parkun e Prespës.

Prej 4 ditësh nuk ka pasur ndërhyrje nga ajri dhe ndaj edhe për kete  Kolevskin tha se kjo mungesë ka sjellë rëndimin e situatës.

Deri tani në kullota, bimësi të ulët dhe sipërfaqe pyjore në parkun kombëtar janë më shumë se 900 ha të djegura.

Scroll to Top