JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e Egli Progës në Pograde Lapaj Shqipëria një shtet…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka paralajmëruar një marshim proteste për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec. Në një intervistë televizive, Adriatik Lapaj, kreu i kësaj lëvizjeje, tha se ngjarje të tilla kanë ulur besimin te policia dhe kanë dëmtuar punën e qindra efektivëve të ndershëm.

“Marshim përkujtimor solidarizues për të gjithë ata që kanë humbur jetën nga mungesa e zbatimit të ligjit. Ka sot drejtues të policisë që kanë sabotuar punën e policisë. Kanë ulur besimin e policisë dhe atë të policëve të ndershëm. Nga deklarata e parë e policisë rezultonte se viktima e humbi jetën aksidentalisht. Ngjarja ka qenë krejt tjetër dhe masa e personit të arrestuar tani është arrest me burg.

Vrasja nga pakujdesia është nga veprat e lehta të kodit penal. Nuk e di ku e bazon këtë prokuroria. Kjo do të dalë nga hetimet. Duhet tu bëj thirrje familjarëve të kërkojnë pamjet e të gjitha kamerave në zonë. Është e çuditshme si prokuroria ka lënë një hetim kaq të përciptë.

Shqipëria është një shtet nën pushtetin e krimit dhe si i tillë duhet të shkëputet prej tij. Politika për të bërë vota lidhen me të fortët. Ndaj kjo duhet të ndryshojë duke votuar njerëz që nuk kanë lidhje të tilla.”

Scroll to Top