55-vjeçari ndërron jetë rrugës për spital

Editor
1 Min Read

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital, në Fier. Sipas policisë, dyshohet se shkak është bërë arresti kardiak.

“Në spitalin Rajonal të Fierit ka mbërritur pa shenja jete shtetasi K. Y., 55 vjeç, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, i cili dyshohet se e ka humbur jetën gjatë transportit në spital, si pasojë e arrestit kardiak”, njofton policia.

Gjithashtu, në spitalin e Lushnjës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja I. D., 76 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë).

76-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupe hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtyre rasteve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *