JiL.al - Jeto i Lumtur

Dogji një automjet në Vlorë, arrestohet 36-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 36-vjeçar ka përfunduar në pranga nga policia, pasi dogji automjetin e një 34-vjeçari në Vlorë.

Sipas njoftimit zyrtar, të dy personat kanë pasur konflikte të mëparshme me njëri-tjetrin.

“Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 00:30, në lagjen “28 Nëntori”, ishte djegur automjeti tip “Volvo” në përdorim të shtetasit K. D., 34 vjeç, Komisariati i Policisë Vlorë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat, në kuadër të operacionit “Flames 4”, u identifikua dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i rastit, shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, me shtetasin K. D.”, thuhet në njoftim.

Scroll to Top