JiL.al - Jeto i Lumtur

43-vjeçari gjendet i varur në shtëpi, dyshohet se…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mesditës së sotme në Gjirokastër.

Në lagjen 11 janari të qytetit, një 43-vjeçar me iniciale L.Ç i ka dhënë fund jetës në banesën e tij.

Trupin e pajetë të 43 vjeçarit e kanë gjetur të afërmit e tij, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Ai ishte emigrant në Greqi dhe kishte pak ditë që ndodhej me pushime në vendlindje.

“Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:05, në lagjen “11 Janari”, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi L. Ç., rreth 43 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Scroll to Top