JiL.al - Jeto i Lumtur

Zjarr masiv në Belsh, digjen disa hektarë ullishte

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në fshatin Çerragë në Bashkinë Belsh një vatër zjarri e shfaqur rreth mesditës është përhapur në të gjitha drejtimet.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej disa hektarësh me ullishta, dru të tjerë frutorë dhe sipërfaqe të mëdha toke me të mbjella.

Përhapja e flakëve të zjarrit ndihmohet nga era dhe temperatura e lartë dhe dëmet paraprakisht janë mjaft të mëdha.

Për shuarjen e flakëve janë në terren forcat dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Belsh dhe komuniteti i zonës. Ndërkohë, për të vënë nën kontroll të shpejtë flakët është kërkuar edhe mbështetja me mjete e forca edhe e bashkisë së Peqinit dhe Cërrikut.

Scroll to Top