JiL.al - Jeto i Lumtur

Në 2 javët e para të gushtit, ja sa pasagjerë hynë në vendin tonë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil gjate 2 javëve të para të këtij muaji janë përpunuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbi 571,338 pasagjerë, rreth 162 mijë pasagjerë më shumë se në të njëjtën periudhë të gushtit të 2023.

Rritje të konsiderueshme gjatë javëve te para të këtij muaji ka shënuar edhe numri i avionëve të përpunuar në Rinas. Me konkretisht rezulton se pjesë e trafikut ajror shqiptar kanë qenë 3,308 avionë, kundrejt 2,566 avionë që u regjistruan në 2 javët e para të gushtit të 2023.

Shumica e pasagjereve dhe avionëve të përpunuar janë regjistruar në flukset hyrëse të vendit tonë, duke konfirmuar se edhe përgjatë këtij muaji Shqipëria është kthyer në destinacionin e shumë turistëve të huaj. Edhe gjate muajit Korrik ne vendin tone kane hyre mbi 1 milionë pasagjerë vetëm nga aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas. Ndërsa referuar shifrave zyrtare nga Janari deri në Korrik të këtij viti në aeroport janë përpunuar mbi 5 milionë e 982 mijë pasagjerë, prej të cilëve 3 milionë e 547 mije e 987 janë të huaj, dhe mbi 2 milionë e 430 mijë janë shqiptarë.

Duke qene se muaji gusht rezulton si periudha më e ngarkuar me flukset e vizitorëve të shumtë, pritet që fluksi i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit të jetë tepër i lartë.

Scroll to Top