Një këmbësor ka humbur jetën ditën e enjte në Gjilan. Viktima është goditur nga një makinë në vendkalimin e këmbësorëve.
Rasti ka ndodhur në në rrugën “Idriz Seferi” rreth orës 20:00, shkruajnë mediat e Kosovës.
“Rr. Idriz Seferi, Gjilan / 15.08.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në paraburgim.