Policia e Kukësit ka ndaluar një 25-vjeçar të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin Florin Lusha, pasi është dënuar nga Gjykata e Kukësit, me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.