Një sherr me sende të forta raportohet të ketë ndodhur në Fier.
Policia thotë se ka shpallur në kërkim dy të rinj, 23 dhe 26 vjeç, pasi dyshohet se kanë dhunuar me sende të forta një shtetas.
“Komisariati i Policisë Fier shpalli në kërkim policor shtetasit 26 vjeç dhe 23 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj, Fier, pasi për motive të dobëta, dyshohet të kenë goditur me sende të forta një shtetas. Po punohet për kapjen e tyre.”, njoftoi policia.