JiL.al - Jeto i Lumtur

Furgoni i pasagjerëve përplaset me kamionin, dy të plagosur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec.

Një furgon pasagjerësh është përplasur me një kamion. Si pasojë, dy pasagjerë në furgon janë lënduar.

‘Në aksin rrugor “Kalivaç-Pogradec”, mëngjesin e sotëm, automjeti tip “Benz”, furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë, shtetasit S. S, dhe H. S., pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanava dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Scroll to Top