Misteret e vrasjes në dasmë/ Efektivi i policisë vrau burrin e tezes

Editor
2 Min Read

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një dasme në Ferizaj, ku një punonjës policie hapi zjarr ndaj një 89-vjeçari duke e lënë te vdekur ne vend.

Ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, mediat në Kosovë shkruajnë se Festim Ramadani është hakmarrë për motrat e tij, të cilat dyshohet se janë dhunuar nga bashkëshorti i tezes së tyre, Sadri Sadriu, kur ishin të mitura.

Sipas raportimeve të mediave, gjatë kohës së luftës në Kosovë, Sadri Sadriu, i afërm i bashkëshortit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, i kishte hapur derën familjes Ramadani për t’i strehuar në shtëpinë e tezes së tyre dhe gjatë kësaj periudhe i ka dhunuar vajzat.

Megjithatë, këto pretendime mbeten ende të pakonfirmuara, ndërkohë që prokuroria dhe policia po kryejnë hetime të thelluara për të zbardhur të vërtetën.about:blank

Mbrëmjen e djeshme efektivi Festim Ramadani ishte jashtë orarit te shërbimit kur ka shkuar në një lokal në Ferizaj ku po zhvillohej një dasmë.

Ai nuk ishte i ftuar në ceremoni, por takoi jashtë ambienteve të lokalit 89-vjecarin Sadri Sadriu dhe hapi zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend.

Pas kësaj, efektivi i policisë së kosovës ka shkuar vetë në komisariat ku ka dorëzuar edhe armën e krimit. Ai tashmë është nën arrest dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *