JiL.al - Jeto i Lumtur

56-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e vjehërrve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Berat, teksa një 56-vjeçar ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima u gjet pa shenja jete në banesën e prindërve të bashkëshortes së tij, në lagjen “30 -vjetori”. Paraprakisht, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, 56-vjeçari ka varur veten, megjithatë policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, shtetasi N. M., 56 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në ballkonin e banesës së prindërve të bashkëshortes së tij, në lagjen “30 Vjetori”, Berat dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Scroll to Top