Plagosi 45-vjeçarin pasi dyshohet se i ngacmoi partneren

Editor
1 Min Read

Gazetari Igli Celmeta raporton të tjera detaje në lidhje me plagosjen te Komuna e Parisit në Tiranë.

Personi në foto është shtetasi E.G, që është dhe autori i plagosjes.

Gjithashtu është zbardhur edhe dinamika e krimit. I plagosuri ka qenë duke ecur, kur autori i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar.

Zënka dyshohet se ka qenë për arsye banale. I plagosuri është qëlluar me plumb në këmbë dhe në kofshë.

Dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar partneren autorit.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i AMP, Florian Sulejmani. AMP po kryen hetimet për ngjarjen, pasi autori është efektiv policie.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *