JiL.al - Jeto i Lumtur

Shiste kok*ainë në lokalet e natës, arrestohet 31-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shiste kokainë në lokalet e natës, arrestohet 31-vjeçari në Durrës.

‘Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Shkëlqim Hasa, 31 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëvizte ky sht etas, në rrugën “Adria”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza të cilat ky shtetas dyshohet se synonte t’i shiste në lokalet e natës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme’, informon policia vendore.

Scroll to Top