Kultivuan kanabis në Malësi të Madhe, e pësojnë keq dy persona

Editor
1 Min Read

Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi kishin kultivuar bimë narkotike në fshatin Selcë të Malësisë së Madhe.

Si rezultat i megaoperacionit ‘Territor i pastër’ u vunë në pranga Durim Rama, 57 vjeç në Elbasan dhe Sajmir Kacoli, 39 vjeç banues në fshatin Hot.

Durim Rama ishte shpallur në kërkim më herët më 3 korrik 2024, për kultivimin e kanabisit në Selcë, bëhet fjalë për 2464 bimë narkotike kanabis sativa, kurse Sajmir Kacoli u identifikua gjatë hetimit 1 mujor proaktiv.

‘Në vijim të veprimeve operacionale dhe hetimore, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kapi dhe vuri në pranga shtetasit D. R., 57 vjeç, banues në Elbasan dhe S. K., 39 vjeç, banues në fshatin Hot.

57-vjeçari ishte shpallur në kërkim, më datë 03.07.2024, si autor i dyshuar i kultivimit të 2464 bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatin Selcë, ndërsa shtetasi S. K. u identifikua si bashkautor në këtë veprimtari kriminale, si rezultat i hetimit proaktiv.’, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *