Reshje të dendura shiu në Dibër, përmbytet ura e lartë e rrugës

Editor
1 Min Read

DIBËR- Vendi është përfshirë nga një ndryshim i motit ndërsa temperatura kanë rënë duke i dhënë freski. Ndërkohë në disa zona ka patur edhe reshje të dendura shiu. Pasditen e sotme një stuhi shiu ka rënë në Dibër ndërsa janë krijuar probleme në rrugët nacionale.

Mësohet se ura 158 metra e lartë në fshatin Fshat të Klosit pjesë e rrugës së Arbrit që ndodhet mes tuneleve 3 dhe 4 u përmbyt nga uji i cili vinte nga tunelet 2 dhe 3 të fshatit Shkallë të Xibrit. Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe bllokimit të shkarkuesve mbi urë u krijua pellg i madh duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve që vinin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër. Probleme në këtë aks rrugor pati edhe më rënien e gurëve kryesisht në bajpasin e Murrizit por edhe në zonën e Xibrit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *