JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrau kunatin dhe më pas u vetëdorëzua, policia zbardh detaje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e së martës në Prishtinë. Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj me armë zjarri.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi”, dhe pas ngjarjes, gruaja është vetëdorëzuar në Polici

Ndërkohë policia ka konfirmuar ngjarjen, por pa zbuluar detaje të mëtejshm e mbi dinamikën apo rrethanat e vrasjes.

Konfirmimi i policisë së Kosovës:

Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër .

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

Scroll to Top