JiL.al - Jeto i Lumtur

Importi i mbetjeve në Shqipëri, reagon Lulzim Basha

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zëdhënësja e grupimit të Lulzim Bashës, “Demokratët Euroatlantikë”, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat ka reaguar për projektiligjin e qeverisë për që lejon importin e mbetjeve në Shqipëri. Karabina shprehet se ligji i ri i jep të drejtën Këshillit të Ministrave që të përcaktojë se cilat lloje të mbetjeve do të importohen nga jashtë, ndërkohë që sasia e mbetjeve tona të grumbulluara nga mosfuksionimi i incerenatorëve i ka tejkaluar kapacit etet e landfillit, duke rënduar dhe shtuar rreziqet e ndotjes.

Karabina më tej merr rastin e inceneratorit të Elbasanit i cili nuk punon dhe që ka sjellë gjendjen që është sot, grumbullime masive të mbetjeve të cilat qytetarët e Elbasanit ia shohin flakën, ia ndiejnë erën e keqe dhe vuajnë pasojat e ndotjes së mjedisit. Sipas saj, Bashkia Elbasan paguan 2500 lekë për ton mbetjesh kompaninë Eco-Alb, mbetjet vetëm grumbullohen dhe as përpunohen e as incenerohen sipas kontratës.

Scroll to Top